Sigurimi i privatësisë së votës dhe mbrojtja e të dhënave të votuesve është esenciale për të siguruar një proces elektoral demokratik.
Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga zyra e BE-së, në të cilën u prezantua raporti “Sigurimi i privatësisë së votës dhe mbrojtja e të dhënave të votuesve”.
Këshilltari politik në zyrën e BE-së në Kosovë, Felix Rathje, tha se zgjedhjet janë shtyllë esenciale për një sistem demokratik dhe mundësi për çdo qytetar që të jetë pjesë e një procesi demokratik.
“BE-ja është e përkushtuar për të mbështetur demokracinë dhe zgjedhjet e lira në tërë botën, duke u bazuar në respektin për partneritet dhe Kosova nuk është diçka më ndryshe dhe BE-ja është e përkushtuar që mbetet si udhëheqëse e debatit global për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale në epokën digjitale. Duhet të sigurohet mirëbesimi dhe integriteti i këtij procesi dhe mbrojtja e duhur e të dhënave është një masë mbrojtëse që nuk lejon manipulimin me vota dhe mos lejimin e këtyre të dhënave që të kalojnë në duar të gabuara”, tha Rathje.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, anëtare e Komisionit për Legjislacion, Valdete Bajrami theksoi se është momenti i duhur që secili të vetëdijesohet për votën e tij, sepse është e drejtë e tij dhe njëkohësisht edhe e shenjtë.
“Kur jemi tek avancimi i teknologjisë duhet theksuar se ato kanë sjellë edhe rrezikshmëri evidente e cila direkt apo indirekt po shkelen të drejtat e njeriut, në këtë rast qytetarëve. E them këtë pasi në media shpesh postohen imazhe nga aparatet e ndryshme digjitale në bazë të të cilave shkelen në mënyrë drastike të drejtat e njeriut, të cilat garantohen me Kushtetutë dhe konventa ndërkombëtare. Në këtë aspekt nuk zbatohet ligji që mbron të dhënat personale, në këtë drejtim e them me përgjegjësi se institucionet e Kosovës kanë dështuar…Jemi të gjithë dëshmitar se si në të kaluarën është keqpërdorur e drejta e votuesve nga partitë që operojnë në Kosovë, duke i detyruar që ta fotografojnë votën e tyre. Kjo përbën shkelje direkte të votuesve…”, tha Bajrami.
Ndërsa, në anën tjetër, anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi tha se ata kanë avancuar mjaft shumë në aspektin e ruajtjes së fshehtësisë së votës dhe mbrojtjen e të dhënave të votuesve.
“KQZ-ja nga zgjedhjet në zgjedhje ka avancuar në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore në mbrojtjen e këtyre të drejtave. Që nga organizimi i vendvotimeve ku ne kemi vendosur vëzhguesit që kanë mundësi të shohin gjithë procesin, numrin i këshillave të vendvotimeve që janë shtatë anëtarë brenda një dhome dhe e mbikëqyrin fshehtësinë e votës, pastaj procedurat që kemi ndërtuar për numërim, por edhe procedurat në QNR, garantojnë fshehtësinë e votës. Ne po ashtu gjatë gjithë kohës kemi avancuar në ofrimin e shërbimeve digjitale duke përdorur avantazhe që ka teknologjia informative dhe në të njëjtën kohë jemi konsultuar me Agjencinë për Mbrojtjen e të dhënave që t’i mbrojmë ato të dhëna”, theksoi Gjoshi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova