LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e shpërthimeve të armëve bërthamore në SHBA (Video)

Publikohen pamjet e shpërthimeve të armëve bërthamore në SHBA (Video)

Videot e tmerrshme të shpërthimeve bërthamore që janë regjistruar nga pothuajse çdo kënd dhe çdo distancë, janë ruajtur me fanatizëm nëpër trezorët në mbarë Amerikën, dhe tani për herë të parë janë publikuar në YouTube.

Nga rreth katërmijë filma janë skanuar, 750 prej tyre janë deklasifikuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.


60 video mund t’i shikoni në YouTube, por me kalimin e kohës do të shtohen tjera, shkruan New York Times.

Këtë projekt e ka iniciuar Lorens Livermoore nga laboratori kombëtar në Kaliforni, ndërsa realizmin e ka udhëhequr fizikani Gregor Springs, duke shpresuar që këto filmime do të arrijë t’i shpëtojë dhe ruajë.

Videoja të tilla do të duhej t’iu ndihmonin shkencëtarëve të mësojnë më shumë për shpërthimet bërthamore.

“Kur ta shikojnë njerëzit se sa energji lirohet dhe sa dëme shkaktohen, njerëzit do të mendohen dy herë”, ka deklaruar Springs. /Telegrafi/