LAJMI I FUNDIT:

Gjarpër në aeroplan, tmerrohen pasagjerët (Video)

Gjarpër në aeroplan, tmerrohen pasagjerët (Video)

Pasagjerët e një aeroplani që po fluturonte drejt Aniak në Alaskë, janë tmerruar pasi konstatuan se në bord bashkë me ta ishte edhe një udhëtar i pazakontë, një gjarpër.

Një fëmijë teksa ngjitje në aeroplan ka dalluar bishtin e një gjarpri, duke vënë në panik të gjithë udhëtarët, shkruajnë mediat e huaja.


Një nga pjesëtarët e ekuipazhit të aeroplanin ka qetësuar pasagjerët dhe ka marrë gjarprin duke e futur në një thes.