LAJMI I FUNDIT:

Tregtarët i diskriminojnë prodhuesit vendor

Tregtarët i diskriminojnë prodhuesit vendor

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) në takimin e përbashkët në mes të Qeverisë, përfaqësueseve të bizneseve dhe bizneseve tregtare, të martën diskutuan për mbështetjen e Produkteve vendore në tregun e Brendshëm e organizuar nga Qeveria e Kosovës, ku AKB para të gjithëve të pranishmëve prezantoi pozitën e pafavorshme të prodhuesve vendor dhe konstatoi se Tregtarët ne Kosovë i diskriminojnë prodhuesit vendor me kushtëzime dhe kritere të dyfishta karshi prodhuesve të huaj , që tregtarët i përulen vetëm e vetëm të kenë prodhimet e tyre ne qendrat e tyre tregtare.

Lumnije Ajdini, përfaqësuese e AKB-së, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për aprovim sa më të shpejt të reformave fiskale.

“Duke e ditur se Prodhuesit vendor janë ballafaquar me politika të pafavorshme dhe konkurrencë të ashpër nga importi si dhe me shumë sfida për të mbijetuar, kur dihet se nga shtyllat kryesore për rritje më të fuqishme ekonomike, vende te reja të punës si dhe rritjen e eksportit, për uljen e deficitit tregtar në Kosovë janë prodhuesit vendor dhe andaj duhet që të përkrahim dhe fuqizojmë”.


Gjatë hulumtimeve të vazhdueshme të cilat i ka realizuar AKB-ja, Ajdini ju bëri thirrje tregtarëve për bashkëpunim më të mirë dhe ulje të kritereve dhe disa kushteve “Kushtet e pagesës, sipas kontratave është deri ne 45 dite por ka vonesa të shumta nga tregtarët që kalon 60 apo 70 ditë por edhe një vit, nuk përmbushen me kohë, 5% kërkojnë nga prodhuesit për logjistikë, 2.5% për marketing, uljet e rregullta sillen nga 6-10% si dhe hapësira të ju ofrohen prodhuesve vendor”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori