LAJMI I FUNDIT:

Shpallet i pafajshëm ish-drejtori i Arsimit të Malishevës

Shpallet i pafajshëm ish-drejtori i Arsimit të Malishevës

Ish-drejtori i Arsimit i Komunës së Malishevës, Blerim Thaçi, është shpallur i pafajshëm në gjykimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjykata në Gjakovë konstatoi se nuk janë vërtetuar akuzat ndaj Thaçit.

“I akuzuari Blerim Thaçi me shënime si në procesverbal lirohet nga akuza për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare pasi Gjykata nga provat e administruara nuk ka arritur që të vërtetojë dhe të konstatojë që i akuzuari në cilësinë e drejtorit të Arsimit ta ketë urdhëruar kompaninë apo ndërmarrjen “Arbëri” në Malishevë për kryerjen e punimeve para shpalljes së tenderit”, tha kryetari i trupit gjykues, Nikollë Komani.


Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Blerim Thaçi në cilësinë e drejtorit të Arsimit në Malishevë ka dhënë urdhër që të kryhen punimet për rrethimin e oborrit të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në mars të vitit 2014, gjersa fituesi i tenderit është shpallur tek më 10 prill 2014 në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori