LAJMI I FUNDIT:

Veseli me gruan shijon kafenë në lokalin “X21”: Një mundësi më shumë për fëmijët me sindromë Down (Foto)

Veseli me gruan shijon kafenë në lokalin “X21”: Një mundësi më shumë për fëmijët me sindromë Down (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pirë kafe me gruan e tij, Violeta Veseli në kafiterinë X21, lokal ky që i ka inkuadruar në punë personat me sindromën Down.

“Kafja më e shijshme për mua dhe Violetën në kafeterinë X21 në Prishtinë. Një mundësi më shumë për fëmijët me sindromën Down që të integrohen në shoqëri. Por kjo s’duhet të jetë e vetmja. Ne duhet të bëjmë shumë më shumë për këtë kategori të shoqërisë”, shkruan Veseli në Facebook.

Ndryshe, Shoqata Down Syndrome Kosova, në kuadër të fushatës së shënimit të Ditës Botërore të Personave me sindromën Down, me moton “Një Shije Më Ndryshe” ka bërë hapjen e kafiterisë “X 21”, e cila ka të inkuadruar personat me sindromën Down në objektin ku edhe gjendet kjo shoqatë. /Telegrafi/