LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi që nuk mundi të blinte “përjetësinë”, edhe pse ndërroi zemrën shtatë herë

Miliarderi që nuk mundi të blinte “përjetësinë”, edhe pse ndërroi zemrën shtatë herë

Miliarderi filantrop dhe bankieri David Rockefeller ndërroi jetë në gjumë në shtëpinë e tij në “Poncantico Hills” në New York.

David Rockfeller vdiq të hënën në moshën 101 vjeçare, por duket se kjo jetëgjatësi i erdhi falë transplantit të zemrës për rreth 7 herë.

Hera e fundit kur ai kishte vendosur një zemër tjetër, ishte 25 gushti i vitit 2016, shkruan BW.


Edhe pse Rockfeller ishte miliarder dhe anëtar i familjeve prej më të pasura në botë, kjo nuk mundi t’ia blinte atij ‘përjetësinë’, ndonëse jetën e kishte zgjatur 7 herë me ndërrimin e zemrës që kishte arritur të jetonte jo pak por deri në moshën 101 vjeçare.

Ndërkohë ish-presidenti amerikan, George W Bush, si dhe gruaja e tij, Barbara, dhanë një deklaratë duke thënë se ata janë thellësisht të trishtuar për vdekjen e shokut të tyre të mrekullueshëm, shkruan BBC.

David Rockfeller ishte miliarder amerikan, i cili kishte në pronësi 100 mijë biznese dhe ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave për pasurinë e tij kolosale.

Por kohët e fundit ai bëri bujë me mënyrën se si ai po zgjaste sa më shumë jetën e tij.

David Rockefeller u diplomua në Harvard në vitin 1936 dhe mori doktoraturën në ekonomi nga Universiteti i Çikagos në vitin 1940.

Rockefeller doli në pension në vitin 1981 në moshën 65 vjeçare. David ishte nip i vetëm dhe trashëgimtar i John Rockefeller.

Në trend Botë

Më shumë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Kalo në kategori