LAJMI I FUNDIT:

MASH i ndanë katër milionë denarë FSHI-së

MASH i ndanë katër milionë denarë FSHI-së

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, bashkë me përfaqësues të MASH-it, sot kanë realizuar vizitë zyrtare në Fakultetin e Shkencave Islame, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lutfiu, shtohet në kumtesë uroi kryetarin e BFI-së dhe Dekanin e FSHI-së për marrjen e lejes për punë nga ana e MASH-it, për ciklin e dytë të programit studimor për FSHI, për vitin akademik 2017-2018. Gjithashtu nga ana e MASH-it janë siguruar 4 milionë denarë për veprimtarinë arsimore-shkencore të FSHI-së, njofton AIM.


Gjatë vizitës së realizuar, kryetari i BFI-së falenderoi ministrin Lutfiu për mbështetjen e dhënë nga ana e Ministrisë për këtë institucion fetar. /Telegrafi/