LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët mësojnë për dhëmbë më të shëndoshë

Fëmijët mësojnë për dhëmbë më të shëndoshë

Në Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Oral, Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“, në Kosovë realizoi ecjen e tretë me radhë, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral, shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës.

Me këtë rast u tha që prindërit dhe fëmijët janë vetëdijesuar dhe edukuar mbi rëndësinë e shëndetit oral të fëmijëve.

Xheladin Ujkani, stomatolog, njëherë ideator dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, tha se viteve të fundit është arritur që të bëhet edukimi i prindërve dhe fëmijëve mbi rëndësinë e shëndetit oral tek fëmijët.


Po ashtu, sipas tij projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, ka arritur të këtë efekt tek fëmijët që të mirëmbajnë dhëmbët.

Stomatologu Ujkani, tha se gjatë gjithë kohës janë në lëvizje dhe bashkëpunojnë edhe me fëmijët për t’i treguar atyre mbi rëndësinë e shëndetit oral.

Ndërsa, ambasadorja e parë e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur“, Elisa Zogaj tregoi qëllimet e projektit.

“Qëllimet e projektit ‘Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur’, është që t’i informojë fëmijët dhe nxënësit mbi rëndësinë e shëndetit oral. Shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës”, tha ajo.

Në fund, fëmijët pjesëmarrës në këtë ngjarje që u mbajt në sheshin e kryeqytetit morën brusha dhe pasta për dhëmbë nga dentistët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori