LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari rrëfen vrasjen e emigrantit: Më kërkoi ndihmë i gjakosur, por nuk munda (Video)

Dëshmitari rrëfen vrasjen e emigrantit: Më kërkoi ndihmë i gjakosur, por nuk munda (Video)

Zbardhen dëshmi nga ngjarja e rëndë në Devoll të Korçës, kur tre shtetas shqiptarë u sulmuan dhe grabitën teksa udhëtonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin me Greqinë. Në këtë sulm gjeti vdekjen 44 vjeçari Zarif Alliu.

Një nga dëshmitarët tregon për “Ora News” se atij i trokitën natën në derë dhe i kërkuan ndihmë, por nuk i futi brenda.

Rrëfimi i dëshmitarit:


Mbrëmë rreth orës tetë e gjysmë dikush trokiti në derë: Duam ndihmë! Dolëm jashtë për ta ndihmuar e pashë që nuk ishte i rregullt, ishte i gjaksour i bërë copë copë. Nuk pranova si njeri ta fusja në oborr e kam lënë te porta jashtë jashtë. Aman ju lutem më ndihmoni, tha se kam njërin që po më vdes.

-Ku e ke, i thashë.

-E kam këtu te shtëpia jote.

Unë kam marrë një batanije dhe ja kam dhënë. Në shtëpi nuk e kam future. Kërkova kryeplakun në telefon, ai e pa gjendjen, më pas lajmëroi policinë dhe policia bëri punën e saj. I plagosur nuk ishte në gjendje të komunikonte asgjë, kurse ai që ishte në gjendje më të mirë, njëherë thoshtë dicka tjetër, një herë dicka tjetër. Nuk thoshte as nga po shkonte as nga po ktheheshe, ishin në këmbë. Unë nuk kam parë as makinë, as njeri të lëvizë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Braçanj të Devollit, kur tre emigrantët shqiptarë u sulmuan dhe u goditën me sende të forta dhe më pas u janë marrë sendet personale. Viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur 44 vjeçari Zarif Alliu nga fshati Vërdovë i Pogradecit.

Ai së bashku me një tjetër shtetas shqiptar janë gjendur të hedhur në rrugë në gjendje të rëndë raporton policia e Korçës dhe më pas janë dërguAr menjëherë në spital. Por pas marrjes së ndihmës shëndetësore, 44 vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Njëri prej tre emigrantëve ndodhet në spital jashtë rrezikut ndërsa i treti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Devollit për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërsa dyshimet e efektivëve të policisë flasin se autorët fillimisht i kanë grabitur tre emigrantët dhe më pas sulmuar, ku njëri humbi jetën.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori