LAJMI I FUNDIT:

Tifozët me maska rrezikojnë lojtarët dhe valojnë flamurin e Maqedonisë në ndeshjen Pobeda-Shkupi (Video)

Tifozët me maska rrezikojnë lojtarët dhe valojnë flamurin e Maqedonisë në ndeshjen Pobeda-Shkupi (Video)

Ndeshja midis Pobedës dhe Shkupit e zhvilluar sot në Mogilla të Prilepit kishte pak edhe konotacion politik, njofton infosport.mk.

Gjatë zhvillimit të kësaj ndeshje, më saktësisht në minutën e 69-të dy tifoz të skuadrës vendase u futën në fushë, që është jashtë çdo rregulle.

Njëri prej tyre mbante një maskë të zezë, e tjetri jo, ndërsa që të dy valvitnin flamurin e Maqedonisë me 16 rreze dielli, duke ju bërë me dije të pranishmëve në fushë se kjo është tokë e Maqedonisë.


E gjithë kjo ngjarje e pakëndshme zgjati vetëm një minutë, pasi që të dy tifozët e paftuar lëshuan fushën pa shkaktuar ndonjë incident, ndërsa nga e gjithë kjo vetëm një është e sigurtë se Pobedën e Prilepit e pret dënimi nga Federata e Futbollit të Maqedonisë për këtë lëshim të bërë gjatë organizimit të ndeshjes së javës së 24-të kundër Shkupit që u zhvillua në stadiumin “Mogilla” në Prilep, që për fat të keq aktorëve në fushën e blertë nuk u mundësoi të dëshmojnë cilësitë e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori