Eqrem Basha është fitues i çmimit kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli”. Ky çmim dhe çmime tjera janë ndarë sot nga Ministria e Kulturës me një ceremoni e organizuar në ambientet e kësaj Ministrie.
Laureati i çmimit kryesor që mban emrin e shkrimtarit të njohur shqiptar pas marrjes së çmimi tha ndihet krenar që sot ka marrë këtë çmim që mban emrin e njeriut që ka pasur vlera të patjetërsueshme me anë të veprave të tij.
Basha tha se si shkrimtar që i takon atij brezit të shqiptarëve që kanë kaluar nëpër vështirësi të mëdha, kanë arritur që të krijojnë vepra të që sot vlerësohen..
Me këtë rast ai nuk la përmendur krizën e vlerave që është jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë botën.
“Çmimet e rëndësishme si ky në mesin tonë janë nga më prestigjiozet dhe sikur të heqim mëdyshjen që ka çdo krijues, druajtjet dhe dyshimet se sa të efektshme kanë qenë dhe janë përpjekjet për të gjetur lidhjet më të afërta me lexuesin dhe studiuesin nga ata që vlerësojnë letërsinë. Sepse përtej vetmisë krijuese është i pashmangshëm shoqërimi në distancë me ata që na lexojnë dhe përgjojnë vuajtjet dhe lumturitë tona”, tha ai.
Në këtë ceremoni janë ndarë edhe disa çmime tjera si ai “Ali Podrimja” të cilën e rrëmbyen Demë Topalli për librin e tij “Sytë që dijnë me pa” dhe Abdullah Zeneli me veprën “Vetmia e mermertë”.
Topalli tha se është nder i madh për të që fitoi çmimin që mban emrin e një ndër poetëve më të mirë siç ishte Ali Podrimja.
“Emri që mban ky çmim, Ali Podrimja një ndër poetët më të mirë që kemi pasur sigurisht çdo krijuesi do t’i bënte nder ashtu më bën edhe mua”, tha Topalli.
Përveç çmimit “Azem Shkreli” dhe “Ali Podrimja” sot u nda edhe çmimi vjetor letrar për fëmijë që mban emrin e shkrimtarit Vehbi Kikaj.
Ky çmim iu nda shkrimtares Fatmire Duraku për librin “Dea dhe kërriçi i vetmuar”.
Autorja e këtij libri tha se çmimin e marr ia dedikon vajzës së saj, e cila siç tha ajo edhe është arsyeja pse shkruan libra për fëmijë.
“Falënderoj jurinë dhe Ministrinë e Kulturës që kujdeset edhe për librat për fëmijë. Shpërblimin tim për çmimin ‘Vehbi Kikaj’ ia dedikoj vajzës time Dea Halimit, e cila është arsyeja se pse unë shkruaj për fëmijë”, tha Duraku.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u nda edhe çmimi vjetor letrar për prozë “ Anton Pashku” i cili iu dha Majlinda Bregasit me romanin “Ikje”, çmimi vjetor letrar për kritikë “Ibrahim Rugova” iu dha Gëzim Aliut për studimin “ Romanet e Ismail Kadaresë, 1963-1990, retorika e tekstit dhe narracioni” ndërsa çmimi letrar për përkthim “ Pjetër Bogdani” iu dha Arben Atashit për përkthimin e romanit “Të vdesësh në pranverë” të autorit Ralf Rothman.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit