Kryetari i këtij Komisioni, Prenk Gjetaj, në një konferencë për media sot tha se çështja e personave të zhdukur nuk duhet mbetur peng i politikës.
Çështja e personave të zhdukur nuk duhet të mbetët peng i çështjeve politike sepse kemi çështje tjera të cilat mund të evoluojnë sipas nevojave politike, por çështja e personave të zhdukur s’bën të politizohet”, tha Gjetaj.
Sipas tij në Serbi ka dokumentacione e arkiva që mund të hapin rrugën drejt gjetjes së lokacionit të të zhdukurve.
“Për çështjen e të zhdukurve ne duhet të bisedojmë vetëm me Serbinë, s’kemi me kë tjetër të bisedojmë sepse ata kanë bërë krime gjatë kohës së luftës. E dyshimet janë që ata kanë arkiva, kanë dokumentacion, kanë dosje, janë njerëzit të cilët kanë informacione dhe dinë se ku është vendndodhja e gjithë atyre të cilët na mungojnë”, tha ai.
Gjetaj gjithashtu ka përmendur edhe rastin e dyshimeve për varrezë masive të Xhamia e Ibrit, për të cilën është diskutuar qe 17 vite, mirëpo veç tash vonë u hulumtua ky rast dhe nuk është gjetur asgjë.
“Nganjëherë kemi informata që po na krijojnë huti, sikur që ishte rasti te Xhamia e Ibrit. Prej pasluftës është folur dhe është neglizhuar kjo punë. Dikush ka pas faj aty sepse është krijuar mundësia e spekulimit. Informata kanë qenë që është vend i dyshuar, i supozuar si varrezë masive dhe kjo të mbetet 17 vite pa u procedu, pa u gërmu e me kriju mundësi spekulimi nuk është dashtë”, tha Gjetaj.
Ai kërkoi nga çdokush që ka informacione për ndonjë varrezë të lajmërojë në Komision në mënyrë që këto çështje të procedohen dhe të punohet në gjetjen e lokacioneve.
Komisioni qeveritar për të Zhdukurit ka miratuar raportin e punës të vitit të kaluar ndërsa shpalosi edhe 3 pikat kryesore gjatë vitit në vijim.
“Rritja e bashkëpunimit në mes të akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe intensifikimi i bashkëpunimit rajonal, përkrahja e familjeve të personave të zhdukur dhe përkrahja e shoqatave familjare si dhe objektivi i tretë do të jetë sigurimi i informatave të reja dhe procedimi i lokacioneve apo rasteve të hapura”, tha Gjetaj gjatë konferencës për media. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë