LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet shitëse në industrinë e Maqedonisë

Rriten çmimet shitëse në industrinë e Maqedonisë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), çmimet shitëse të prodhimeve industriale në Maqedoni në muajin janar janë rritur për 0.4%, në nivel mujor, si edhe 3.1% në nivel vjetor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rritja e çmimeve është regjistruar në sektorin e xehetarisë dhe gurthyeseve (5.7%), industria e përpunimit nuk ka ndryshime, kurse furnizimi me energji elektrike, gaz, avullim dhe klimatizim ka rritje prej 0.7%, e gjithë kjo në nivel mujor.


Në nivel vjetor, rritje është regjistruar në xehetari, industri përpunimi, kurse ulje është regjistruar në furnizim me energji elektrike, gaz, avullim dhe klimatizim./Telegrafi/