LAJMI I FUNDIT:

Digjet një lokal në Prizren, shkak një cigare e lënë ndezur natën! (Foto)

Digjet një lokal në Prizren, shkak një cigare e lënë ndezur natën! (Foto)

Në Prizren një lokal është përfshirë nga flakët. E gjitha kjo, siç merr vesh Telegrafi, ka ardhur si pasojë e harresës së njërit nga klientët, i cili thuhet se e kishte harruar mbrëmë cigaren ndezur.

Bëhet fjalë për kafiterinë “Gossip”, e cila gjendet në qendër të Prizrenit, përkatësisht përball Shatërvanit.


Siç merr vesh Telegrafi, për fat të mirë, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia e Prizrenit i ka thënë Telegrafit se zjarri e ka përfshirë lokalin rreth orës 8:00 të mëngjesit dhe shuarja e zjarrit nga zjarrfikësit ka zgjatur dy orë.

“Nuk ka të lënduar në njerëz. Njësiti i emergjencës kanë shkuar të shohin vendin dhe ende arsyet e djegies së lokalit nuk dihen. Për shkak të lokaleve të tjera që janë ngjitur me këtë lokal, zjarrfikësit e kanë pasur shumë vështirësi në shuarjen e zjarrit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/