Dokumentari i cili flet për rrugëtimin e legjendës së Bodibilldingut shqiptar z. Idriz Humolli ka filluar xhirimet, të shtunën, me 11 mars 2017 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
‘Rrugëtim prej Kampioni’ me regji nga Kushtrim Kadriu dhe me skenarist dhe producent Arton Humolli kanë filluar xhirimet të cilat pritet të zgjasin deri në fund të muajit korrik të këtij viti.
Ky dokumentar do të shtjellojë themelimin e sportit të Bodibilldingut në Kosovë, hapjen e klubit të parë, sukseset e z. Idriz Humolli si kampion i shtatëfishtë i Kosovës si dhe ndikimin e tij në popullarizimin dhe masovizimin e Bodibilldingut në Kosovë.
Arton Humolli rreth dokumentarit u shpreh: ‘Duke i pasur parasysh konditat e asaj kohe; gjendjen politike, sociale e ekonomike si dhe informatat e pakta që ishin rreth Bodibilldingut, doli që rrugëtimi drejt themelimit të këtij sporti të ri të ishte sa sfidues e i mundimshëm aq edhe frymëzues e inspirues për gjeneratat e reja.’
Ky film është prodhim i shtëpisë filmike ‘A&G Production’ i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe pritet të përfundojë në muajin tetor të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit