Rrallëherë kemi parë të cilësohet ‘bombë’ një kandidat për drejtimin e kancelarisë gjermane. Por shprehja e ka zanafillën nga një mbështetës i ri social-demokrat, që demonstron euforinë që po fiton zemrat e mbështetësve të Martin Schulz, i pozicionuar mjaft mirë sipas sondazheve.
Matthias Zeller, 21 vjeçar që drejton degën rinore të seksionit SPD në Mannheim (perëndim), tregon për median se është kapluar nga një ndjesi gëzimi, Schulz në sfidë me kancelaren Angela Merkel në legjislativet e 24 shtatorit.
Pas vendimit të Martin Schulz për të lënë Parlamentin Evropian, që e drejtoi për pesë vite e ka rigjallëruar plotësisht garën elektorale, ku SPD nisi fushatën e pozicionuar aspak mirë në sondazhe me kandidatin e saj të mëparshëm, zëvendëskancelarin Sigmar Gabriel.
– I këndshëm, tërheqës dhe njerëzor-
Kandidatura e tij u përshëndet në sondazhe me një ripozicionim prej 10 pikësh pro partisë së tij, disa anketime e pozicionuan përpara kampit konservator të kancelares.
“SPD ndihet ndryshe me kandidatin e saj të ri”, konstaton Christopher Lauder, ish-anëtar i partisë social-demokrate, duke e përshkruar si një ndryshim humori, mjaft i dukshëm në rrjetet sociale.
Mbështetësit e Schulz pushtojnë platformën Twitter me foto shoqëruar nga emërtimet #schulzzug (#treniSchulz), #keinebremsen (#nuk ka më frenim) ou #gottkanzler (#kancelari Zot), duke e përcaktuar kampionin e tyre si një meteor i nisur me shpejtësi të madhe drejt kancelarisë.
Në të njëjtin kontest, një video e emërtuar Schulzzuglied” (“kënga e trenit Schulz”) ka tërhequr tashmë më shumë se 100.000 shikime në YouTube, dhe tema “The_Schulz”, ironizon “The Donald” mbështetës pro-Trump e krijuar në web-in Reddit.
Një tjetër huazim ironizues ndaj Trumpit, portreti i Schulz shoqërohet rregullisht nga akronimi MEGA – T’i kthejmë Evropës lavdinë e dikurshme.
“Është e rëndësishme pasi në rrjetet sociale, fjalimet e thjeshta dhe populiste depërtojnë shumë shpejt, ndërsa përgjigjet e sakta por komplekse nuk perceptohen aspak drejtë”, shpjegon Matthias Zeller.
“Do të ndryshojmë përmbajtjen e partisë sonë në favor të elektoratit, me aspiratën që politika të jetë e këndshme, mikluese dhe njerëzore”, pohoi ai.
Entuziasmi rreth kandidatit 61 vjeçar, i cili ka kaluar më shumë se 20 vite në sferat e Brukselit, mund të triumfojë në një moment ku fjalimet eurofobe duken se po trondisin kontinentin e vjetër.
Por përveç aftësisë oratorike, karrierës të tij, Schulz dëshironte të bëhej futbollist profesionist, nuk ka mbaruar arsimin e mesëm, mposhti alkoolizmin përpara se të hapte një librari dhe më pas të mësonte gjashtë gjuhë të huaja, të paraqet si një kontrast aspak i zakonshëm dhe popullor.
-Një uragan në internet –
Lideri social-demokrat është angazhuar personalisht në këtë fushatë, ku shtabet elektorale të SPD nuk janë aspak në lartësinë e duhur.
Veprimtaria e tij në rrjetet sociale është në kontrast me diskrecionin e Angela Merkel, që mbetet një nga lideret e pakta evropiane që nuk zotëron një llogari në Twitter.
Kandidati nga ana tjetër është distancuar nga të qënit në mënyrë të vazhdueshme në fokus të mediave, ku shprehet se nuk është një pop star, por një politikan që aspiron kreun e Kancelarisë”, deklaroi ai të premten për të përditshmen “Bild”. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Pas ‘kërcënimeve’ të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës