LAJMI I FUNDIT:

“Stop operacionit Soros” kërkojnë hetim të punës së OJQ-ve në Maqedoni

“Stop operacionit Soros” kërkojnë hetim të punës së OJQ-ve në Maqedoni

Iniciativa “Stop operacionit Soros” sot në një konferencë për shtyp kërkuan nga institucionet shtetërore të hetojnë nëse organizatat qytetare dhe fondacionet në shtet kanë punuar në përputhje me ligjet e Maqedonisë. Ata thanë se kjo kërkesë vlen për të gjitha organizatat joqeveritare pa përjashtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata nga institucionet e Maqedonisë kërkuan të vërtetohet nëse fondet që kanë hyrë në organizata janë shfrytëzuar për qëllime të cilat ata janë themeluar, nëse fondet janë shfrytëzuar për qëllime personale ose fitimprurëse./Telegrafi/