Javën e ardhshme Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të sjellë në seancën e radhës për plotësim-ndryshim Ligjin për Gjykatën Speciale, ka njoftuar Kyetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Ai ka thënë për Indeksonline se kanë marrë premtime nga kryesia e kuvendit që ky ligj do të procedohet në seancën e javës së ardhshme që do të mbahet.
Sipas Gucatit, përmes këtij plotësim ndryshimi të ligjit është kërkuar që Gjykata Speciale t’i gjykojë edhe pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë serbe të dyshuar për krime lufte në Kosovë.
“Ju bëjë thirrje të gjithë deputetëve pa dallim partie që të jenë unik dhe të marrin pjesë në seancë e radhës që ta bëjnë plotësim ndryshimin e Ligjit Gjykatës Speciale”, ka thënë ai.
Ky plotësim ndryshim i këtij ligji, sipas Gucatit, është kërkuar nga Kuvendi sepse kriminelet serb të luftës kanë mbetur të pa ndëshkuar për të cilët, thotë se ka fakte të mjaftueshme që kanë kryer krime kundër civilëve në Kosovë.
“Kemi shumë fakte për pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë serbe për krime lufte. Kemi fakte për rastin e masakres së Rezallës, Morinës, Krushës e shumë vende të tjera, fakte këto që presin të dalin në dritë. Andaj Gjykata Speciale duhet ti marr parasysh këto raste”, ka thënë Gucati./Indeksonline/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet
“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti
Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi