LAJMI I FUNDIT:

Policia dhe Doganat konfiskojnë mbi dy milionë euro, të dyshuara si të falsifikuara

Policia dhe Doganat konfiskojnë mbi dy milionë euro, të dyshuara si të falsifikuara

Policia e Kosovës, konkretisht policia kufitare, në PKK Vermicë, në bashkëpunim me zyrtarët Doganor, më 10.03.2017 rreth orës 00:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, kanë ndaluar automjetin TAXI me targa të Shqipërisë për një kontroll më të detajuar.
Sipas një njoftimi të Policisë, përcjell Telegrafi, vetura drejtohej nga B.D, i lindur më 1972, mashkull, shtetas i Shqipërisë dhe për pasagjer kishte: F.B, i lindur më 1980, mashkull, shtetas i Kamerunit, me leje qëndrimi në Francë.

Gjatë kontrollit të përbashkët nga zyrtarë të të dy institucioneve, në bagazh të automjetit në një çantë, në brendësi të saj janë gjetur paketime të ndryshme kartëmonedhash të dyshuara si të falsifikuara me vlerën e: 500, 200, 100 dhe 50 euro. Po ashtu, së bashku me to është gjetur edhe letër e paketuar dhe e prerë në dimensione që i përgjigjen masës së kartëmonedhave: 500, 200, 100, 50 euro.

Pas numërimit të kartëmonedhave të falsifikuara, thotë policia, “rezulton të jenë: dy milionë e njëqind e tridhjetë e një mijë (2.131.000) euro, si dhe dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e tre (2733) copë letër e bardhë që do të përdorej për përpunim e kartëmonedhës 500 eurosh”.


“Policia si provë materiale ka konfiskuar kartëmonedhat e dyshuara si të falsifikuara, si dhe tetë (8) shishe me preparate kimike që përdoren për falsifikim, tri (3) folija alumini, një pako doreza plastike, dy shiringa, dy pasaporta të Kamerunit, një patentë shoferi dhe një leje qëndrimi për në Francë”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit të shtetit – Departamenti i Krimeve të Rënda në Prizren dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori