LAJMI I FUNDIT:

Gjykata në Colmar të Francës i kërkon Serbisë sqarime shtesë për Haradinajn

Gjykata në Colmar të Francës i kërkon Serbisë sqarime shtesë për Haradinajn

Gjykata franceze në Colmar pas kërkesës së Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt i ka dërguar letër ministrisë së Drejtësisë të Serbisë ku i kërkon sqarime shtesë.

Siç kanë thënë zyrtarë të ministrisë për mediat serbe, Gjykata e Colmarit i ka dërguar pyetje kësaj ministrie ku kërkohen sqarime të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me veprat e  Haradinaj për të cilat Serbia e akuzon.

Këto sqarime kanë të bëjnë me vendimin që pritet të merret me gjashtë prill, për lirimin ose ekstradimin e Haradinajt, njofton Klan Kosova. Haradinaj u arrestua më 4 janar nga autoritetet franceze pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia.


Shteti i Serbisë e akuzon Haradinajn se ka kryer krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kujtojmë se Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe lider aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dy herë është gjykuar dhe liruar nga drejtësia ndërkombëtar, për të njëjtat akuza.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori