LAJMI I FUNDIT:

Romët e Tetovës kundër Amdi Bajramit (Video)

Romët e Tetovës kundër Amdi Bajramit (Video)

Gjuha e urrejtjes kundër shqiptarëve që shfaqet haptazi kohëve të fundit, jo vetëm nga maqedonasit dhe politikanët e tyre, por edhe nga kryetarët e partive të komunitetit rom, ka bërë që ky komunitet të reagojë ashpër ndaj tyre. Një prej tyre është Muhamed Sadiku, një arsimtar I muzikës I cili që gjashtë vite është në pension, ndërsa 40 vite kishte dhënë lëndën e muzikës në shkollën fillore Naim Frashëri në Tetovë.Ai është pro platformës së shqiptarëve. Sadiku për Tv Kohën thotë se brenda dyzet viteve nuk ka patur asnjë problem në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe romëve në qytetin e Tetovë dhe të njejtat gjithmonë kanë qenë të mira edhe atëherë edhe tani.

“Unë jam i dërguar nga popullata rome të cilët janë të shqetësuar poashtu si unë si një intelektual rom se shumë parti politike ose përfaqësues të romëve të Shkupit dhe Gostivarit të cilët flasin kundër platformës shqiptare , për platformën shqiptare kanë vet shqiptarët parti politike të cilët e dinë shumë më mirë se si duhet të jetë ajo platformë, edhe ne jemi për atë platformë se shumë kohë kemi qenë nën udhëheqjen e maqedonëve , por punësime nuk ka pasur, të drejta si duhet nuk kemi pasur edhe ne romët e Tetovës dhe Gostivarit”, thotë ai.

Sadiku, është shprehur kundër qëndrimeve të kryetarëve të partive rome të cilët nuk kanë mbrojtur interesin e popullit të tyre por kanë mbushur xhepat e tyre. Ai haptazi thotë se në regjistrimin e ardhshëm një pjesë dërmuese e popullatës rome do të regjistrohen si shqiptarë.


“Është njëfar Amdi Bajram është njëfar Shaban Saliu i Gostivarit dhe njëfarë Berati të cilët flasin në emër të partive rome në Tetovë ata këtë të drejtë nuk e kanë sepse ne për fatin tonë vendosim vet, dhe ne jemi për bashkëpunim me shqiptarët , madje edhe nëse bëhet regjistrimi shumë prej nesh do të regjistrohemi si shqiptarë me qëllim që të rritet numri i shqiptarëve, sepse interest e qytetarëve rom këtu në Tetovë dhe Gostivarë i kanë mbrojtur vetëm shqiptarët se ato parti politike rome që udhëhiqen nga Amdi Bajrami, Shaban Saliu dhe ai far Berati ato kanë mbrojtur vetëm interest e veta personale janë pasuruar , cila nga partitë maqedonase kanë fituar ato gjithmone kanë qenë me ato parti fituese domethënë neve na kanë lënë këtu me shqiptarët dhe ne kemi pasur bashkëpunim të mirë edhe sot e kësaj dite kemi dhe nuk ka nevojë që ato të përzihen për romët e Tetovës dhe Gostivarit sepse në këtu jemi të kënaqur nga shqiptarët edhe marrëdhëniet i kemi të mira edhe unë edhe fëmijët tonë mbarojnë shkollat në gjuhën shqipe dhe sot e kësaj dite në rrugë kur nxënësit me takojnë mua ato nxënës të cilët i kam mësuar unë më thërasin profi , ne asesi nuk jemi kundër gjuhës shqipe, unë gjuhën shqipe e kam gjuhë amtare sepse gjuhën rome nuk e di që në realitet i bie të jem rom shqiptarë kemi për shembull maqedonas rom të cilët jetojnë në Kolltuk ata deklarohen si maqedonas rom edhe në këtu mund të deklarohemi si shqiptarë rom kjo është e drejtë e jona, raporton Televizoni Koha.

Ai madje thekson se shumë të rinj rom kanë marrë pjesë në luftën e 2001 krah për krah me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

“A sa na përket neve këtu në teqen e Tetovës e dimë shumë mirë se shumë të rinjë kanë marrë pjesë edhe në luftën e UÇK-së ato kanë qenë përafërisht 20 të rinjë të cilët kanë luftuar për të drejtat të cilat ne sot duhet ti gëzojmë , për në fund dua të them se ne kemi shumë bashkëpunim të mirë me shqiptarët dhe në përgjithësi ne romët platformën shqiptare e shohim në duart e partive politike shqiptare të cilët e dinë më mirë se si duhet të punohet” thotë ai, transmeton Televizoni Koha.

Muhamed Sadiku apelon që komuniteti rom të mos keqpërdoret në këtë situatë sepse ata të ardhmen e tyre e shohin në bashkjetesën me shqiptarët, ndërsa është I irrituar me partite e tyre të cilët nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar jetesën e tyre. /Telegrafi/