LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë marshohet për 8 Mars

Në Prishtinë marshohet për 8 Mars

Qindra qytetarë kanë filluar një marsh në Prishtinë me moton “Marshojmë s’festojmë” i cili ka për qëllim barazinë, ngritjen e zërit për femrat e shtypura në shoqëri.

Kësaj iniciative i janë përgjigjur një numër i qytetarëve.


Disa pankartat që marshuesit po mbajnë në duar janë “Punë për mu, çfarë pune du”, “Poshtë diskriminimi”, “Punë për persona me aftësi të kufizuara”, “Sigurim shëndetësor publik”, etj.

Marshi ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri te Kuvendi i Kosovës.