LAJMI I FUNDIT:

Stërvitje përfundimtare nga projekti për pengimin e zjarreve pyjore

Stërvitje përfundimtare nga projekti për pengimin e zjarreve pyjore
Foto: Ilustrim

Qendra për menaxhim me kriza sot do ta prezantojë pjesën përfundimtare të stërvitjes për pengimin e zjarreve pyjore, në kuadër të projektit ‘Sistemi i integruar për parandalim dhe paralajmërim të hershëm të zjarreve pyjore’, të cilin me sukses e zbatoi me Agjencinë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ky program ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve rajonale për zvogëlimin e rreziqeve nga zjarret pyjore. Stërvitja e dytë dhe e fundit në nivel teknik filloi më 6 mars dhe do të zgjat deri sot, me praninë e përfaqësuesve nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia dhe nga Mali i Zi’, informoi Qendra për menaxhim me kriza. /Telegrafi/