LAJMI I FUNDIT:

O’Connell: Demarkacioni në bazë të fakteve, e jo dëshirave

O’Connell: Demarkacioni në bazë të fakteve, e jo dëshirave

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell, ka thënëse demarkimi i kufirit të Kosovës me Malin e Zi është çështje bilaterale e këtyre dy shteteve, ndërkohë që ka thënë se kjo duhet të bëhet në bazë të fakteve, dhe jo të dëshirave.

O’Connell për dallim nga shumica e kolegëve të tij të Qunitit që kanë bërë thirrje që të votohet demarkacioni me Malin e Zi, ka qenë më i rezervuar.

Ai edhe në prononcimin për gazetametro.net, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, kështu që çështja e demarkimit të kufirit është çështje e dy shteteve.


Por, pavarësisht kësaj, sipas tij, përcaktimi i vijës kufitare, duhet bërë në bazë të fakteve, e jo dëshirave.

“Kosova është shtet i pavaruar dhe sovran. Andaj, çështja e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është çështje bilaterale në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Sidoqoftë, kjo duhet të bëhet në bazë të fakteve”, ka thënë ambasadori O’Connell.

Ndërkaq, ndonëse nuk ka qartësuar se për kë e ka fjalën, ai ka deklaruar se demarkimi i kufirit është një çështje se si është ai kufi, e jo si do të dëshironin njerëzit të ishte.

“Kjo është një pyetje se si është kufiri, e jo si do të dëshironin njerëzit ai të jetë”, ka shtuar ambasadori.

Ndërkohë, i pari i qeverisë, Isa Mustafa, ka paralajmëruar për këtë javë procedimin në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Në anën tjetër, kundërshtimi për këtë marrëveshje po vjen nga e gjithë opozita, por edhe nga disa deputetë të koalicionit qeveritar.

Po ashtu, edhe Lista Serbe ka bojkotuar institucionet, duke bërë kështu që koalicioni qeverisës të mos ketë votat e nevojshme për kalimin e kësaj marrëveshje. /gazetametro.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori