LAJMI I FUNDIT:

8 Marsi shtyn seancën e Kuvendit

8 Marsi shtyn seancën e Kuvendit

Vazhdimi i seancës plenare i paraparë për ditën e mërkurë është shtyrë për një datë tjetër.

Siç njofton zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, vazhdimi i seancës shtyhet për shkak të aktiviteteve që zhvillohen me rastin e shënimit të 8 Marsit – Ditës ndërkombëtare të Gruas, me kërkesë të Grupit të Grave Deputete.

Nuk është bërë e ditur data e mbajtjes së vazhdimit të seancës./Telegrafi/