Santorini, ndodhet në jug të detit Egje, rreth 200 kilometra në juglindje të Greqisë kontinentale. Santorini është një arkipelag i vogël rrethor ishujsh vullkanikë.
I njohur dhe me emrin Thira ose Thera, është ishulli më jugor në vargun e këtij grupi ishujsh.
I vetmi kazan vullkani në botë që vazhdon të banohet. Santorini u formua nga llava e shpërthimit vullkanik në 1660 para Krishtit.
Pjesa qendrore e vullkanit u zhyt në det, duke formuar Santorinin dhe ishujt e vegjël fqinj Thirasia, Palaia dhe Nea Kameni.
Ndryshe nga ishujt e tjerë grekë, qytetet dhe fshatrat këtu kanë popullsi të dendur.
Duke zënë vend në lartësinë e shkëmbinjve të lartë dhe i cilësuar si një nga ishujt më magjikë të Greqisë, Santorini ofron panorama të mahnitshme me pamje fantastike të plazheve të zeza dhe të kuqe, tokës poshtë si dhe perëndimit mbresëlënës.
Është një ishull i jashtëzakonshëm me karakter unik, që ju ofron magjepsje të shumëfishtë dhe përveç veçantisë gjeologjike, ka shumë gjëra të tjera që e bëjnë Santorinin destinacion të përsosur pushimesh.
Në përgjithësi, Santorini është një vend i mirë për të filluar shëtitjet nga një ishull në tjetrin, meqenëse lidhet me shumicën e ishujve të tjerë të arkipelagut.
Megjithëse shumica e pushuesve qëndrojnë pranë plazheve (kryesisht Kamari dhe Perissa), nuk duhet të harroni të vizitoni Fira-n, Imerovigli-n ose Oia-n, qytetet e bukur mbi shkëmb, ku mund të shikoni bukurinë mbresëlënëse të ishujve, si dhe të shijoni kohën e lirë në dyqanet apo kafenetë e vogla aty.
Me vullkanin në sfond, një përvojë tjetër marramendëse është të shohësh perëndimin e diellin nga Caldera.
Shpatet lindore të ishullit janë jeshile dhe pjellore, me vreshta të begata që rriten mirë në tokën pjellore vullkanike.
Për ata që interesohen rreth historisë dhe arkeologjisë, Santorini ofron shumë vende të tilla. Santorini Akrotiri është një qytet antik i cili u varros me shpërthimin e vullkanit para 3,500 vjetësh.
Arkeologët janë ende duke gërmuar në vend, por gjithsesi mund të ecni aty rrotull e të shikoni muret që duken pothuajse si atëherë.
Gjithashtu është edhe Thera antike – që ndodhet mbi majën e një mali të lartë pikërisht mbi Kamari.
Mbi majën juglindore të malit më të lartë të Santorinit në Profitis Helias është vendbanimi antik i Thira-s. Rruga gjarpërushe që të çon aty fillon në cepin jugor të Kamarit në rrëzë të malit.
Për adhuruesit e sportit, ka fusha tenisi në Kamari dhe Karteradso. Në Perissa, ndodhet një minifushë golfi, një park lojërash uji, karroca për fëmijë dhe fushë patinazhi, volejbolli dhe basketbolli. Plazhet kryesore të Santorinit ofrojnë mundësi për sporte ujore, por përvoja më interesante është zhytja me polumbarë. /ATA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy burrë nis shërbimin "Keqbërësi me Qira" - lejon klientët të duken si heronj para grave
E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)
Edhe pse nuk lejohet në shtrat, ky qen i lezetshëme thyen rregullat
Ndodh edhe kjo - mali Taranaki në Zelandën e Re tani njihet ligjërisht si person
Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos