LAJMI I FUNDIT:

UT i filloi punimet ‘Java e veçantë studimore’

UT i filloi punimet ‘Java e veçantë studimore’

Në Universitetin e Tetovës, sot u bë hapja solemne e aktiviteti ,,Java e veçantë studimore”. Ky aktivitet realizohet nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Shoqatën ,,Arsimi” nga Zvicra, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti tha se, Universiteti ynë mbetet i përkushtuar në realizimin e projekteve të ndryshme me karakter mësimor-shkencor.

,,Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Universitetit të Tetovës të Ju përshëndes dhe uroj mirëseardhje në fillimin e punimeve të aktivitetit ,,Java e veçantë studimore” që organizohet nga Universiteti ynë, përkatësisht nga Fakulteti Filozofik dhe Shoqata ,,Arsimi” nga Zvicra. Universiteti i Tetovës mbetet i angazhuar në realizimin e nismave dhe projekteve me interes mësimor dhe shkencor, përfshirë këtu edhe këtë projekt me rëndësi të veçantë për studentët dhe pedagogët, për të cilin besojmë se do të shërbejë në afirmimin e punës së përditshme dhe të misionit të mësimdhënësve tanë, aq më tepër kur realizimi i tij përkon edhe përvjetorin e Ditës së Mësuesit. Në epokën tonë, shkenca ka bërë detyrën e saj, ajo ka shënuar suksese të paimagjinueshme, duke ndikuar fuqishëm në zhvillimet shoqërore, si në përparimin ekonomik, kulturor dhe teknik e teknologjik. Mirëpo, arsimimi dhe kërkimi shkencor si vlera universale për njerëzimin,  fatkeqësisht nuk kanë ecur me ritme të njëjta dhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor, sikurse në vendet e zhvilluara perëndimore”, tha Prof. Dr. Vullnet Ameti.


Kryetari i Shoqatës ,,Arsimi” nga Zvicra, profesori Mahir Mustafa, para të pranishmëve shpalosi programin që do realizohet në kuadër të aktivitetit “Java e veçantë studimore”. Ai tha se, në kuadër të kësaj jave studentët do të kenë mundësi për të bërë hulumtime, studime dhe aktivitete të ndryshme dhe të gjitha rezultatet e arritura do të prezantohen në fund të javës, ku sipas tij në prezantimin e rezultateve të arritura nga ,,Java e veçantë studimore” pritet të marrin pjesë edhe tre ministrat e Arsimit, ai i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

,,Java e veçantë studimore” do të përmbyllet me një debat shkencor, me temë: ,,Shkolla dhe arsimi në shekullin 21”, ku pritet të diskutojnë emra eminentë të kësaj fushe, në mesin e të cilëve edhe tre ministrat e Arsimit dhe Shkencës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori