Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e sotëm në Podujevë, ku dy nxënës janë plagosur derisa ishin në orët e mësimit.
Policia bëri të ditur se pas kanë pranuar informatën, me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ku nga një predhë e cila nëpërmes dritares ka depërtuar në klasë janë lënduar dy persona, nxënës deri sa ishin në orën e mësimit.
Të plagosurit janë: I.P 18 vjeçar i cili ka pësuar lëndime në buzë dhe A.R 17 vjeçar, lëndime në kraharor.
“Sot në ora 08:02 kemi pranuar informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, saktësisht në shkollën Fan S Noli. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ku nga një predhë e cila nëpërmes dritares ka depërtuar në klasë, janë lënduar dy persona, nxënës deri sa ishin në orën e mësimit”, thuhet në njoftim.
Dy nxënësit e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është hapur rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë rast. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251