LAJMI I FUNDIT:

Çani: Po të isha homoseksual do të tregoja menjëherë (Video)

Çani: Po të isha homoseksual do të tregoja menjëherë (Video)

Komentet e Arian Çanit në lidhje me seksualitetin e Shpat Kasapit u bënë temë e mediave rozë këto ditë.

Gjatë një interviste për emisionin Thumb, prezantuesi i emisionit Zonë e Lirë e sqaroi këtë çështje duke theksuar se ai kishte folur për Ricky Martinin (të cilin e imitoi Shpati) dhe jo për këngëtarin shqiptar, porse ishte keqkuptuar.


Shpati: Batuta e Çanit ishte e rëndë, por kaloi (Video)
Lexo po ashtu Shpati: Batuta e Çanit ishte e rëndë, por kaloi (Video)

Nga ana tjetër, Shpati kishte deklaruar se komentet e tij ishin të rënda, porse gjithçka ishte kalimtare.

Ndërsa një nga pyetjet e gazetarit ishte se në qoftë se ai ishte homoseksual a do ta pranonte publikisht.

“Do ta tregoja menjëherë”, ishte përgjigja e moderatorit. /Telegrafi/