LAJMI I FUNDIT:

Kosova, me rekord të importit në janar

Kosova, me rekord të importit në janar
Export Or Import Directions On A Metal Signpost

Në vitin e kaluar, në Kosovë u importuan rreth 2.8 miliardë euro mallra, përderisa eksportet ishin rreth 309.6 milionë euro, duke krijuar një bilanc me deficit me rreth 2.5 miliardë euro.

Vitin e kaluar, importet arritën vlerën më të lartë që nga viti 2005, përderisa eksportet janë më të ulëta se në vitin 2015 e 2014.

Janarin 2017 regjistroi shifra rekorde në favor të importit. Eksporti në muajin janar të këtij viti ishte më i ulët në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar dhe vitit 2015, gjithashtu importi shënon shifër rekorde në raport me 2016-ën dhe 2015-ën.


Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) thonë se deficiti tregtar është më i lartë për 13.7 për qind në muajin janar të këtij viti.

“Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për (13.7%) në muajin janar 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016, gjegjësisht në vlerë prej 125,4 milionë €, krahasuar me deficitin 110,3 milionë € në vitin 2016. Eksporti mbulon importin (14.6%),” thuhet në publikim. “Eksporti i mallrave në muajin janar 2017 kishte vlerën 21,4 milionë €, ndërsa importi 146,8 milionë €, është një rënie prej (-3.7%) për eksport si dhe një rritje prej (10.8%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016”.

Mbi 45 për qind të eksporteve të Kosovës janë metale bazë, ndërsa përqindja e eksporteve tjera është shumë më e vogël.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (45.1%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (15.4%) produktet minerale, (8.2%) plastika, goma dhe artikuj prej tyre, (8.0%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (5.8%) produktet bimore, (3.7%) lëkura dhe artikuj prej saj, (3.1%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj“, njofton publikimi.

Për dallim nga eksportimi i metaleve bazë, Kosova këtë muaj importoi produkte minerale, ushqime të përgatitura, duhan dhe produkte tjera në përqindje më të vogël.

“Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesorë për import: (17.5%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (12.9%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (12.1%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (10.2%) mjetet e transportit, (7.9%) produkte të industrisë kimike, (6.1%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (5.5%) plastika,goma dhe artikujt prej tyre etj”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Tregtia e jashtme e Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian ishte më shumë në favor të importit sesa të eksportit. Importet nga vendet e BE-së u rritën rreth 11.3, për qind përderisa eksportet as deri një për qind

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së-28 arritën në 5,4 milionë €, ose rreth (25.6%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (0.4%). Partnerët kryesorë per eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (6.4%), Holanda (4.0%), Britania e Madh (4.0%) dhe Austria (2.4%). Importet e Kosovës nga vendet e BE-së-28 ishin rreth 63,8 milionë €, ose (43.4%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (11.3%). Importet me pjesëmarrje më të larte ishin nga: Gjermania (12.0%), Greqia (4.8%), Italia (4.3%), Republika Çeke (2.9%) etj”, vazhdon më tej publikimi.

Eksporti dhe importi me vendet e CEFTA-s kanë rritje të lehtë në raport me importet që vijnë nga këto vende.

“Në muajin janar 2017, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 6,9 milionë €, ose (32.6%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (28.0%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (11.9%), Serbia (9.2%), Maqedonia (7.4%) dhe Mali i Zi (3.2%).

Kosova vazhdon të importojë më shumë nga Serbia dhe të eksportojë në Shqipëri.

“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin janar 2017, arritën në 37,1 milionë €, ose (25.3%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (19.1%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.2%), Maqedonia (4.5%), Shqipëria (4.2%) dhe B&H (2.3%)“, bëhet e ditur në publikimin e ASK-së.

Republika e Kosovës eksportoi 8.9 milionë euro drejt vendeve tjera të botës me partnerë kryesisht Indinë me 14 për qind dhe Kinën me 10.2 për qind.

Në anën tjetër sipas ASK-së, importet e Kosovës arritën në 45.9 milionë euro nga vendet tjera të botës, kryesisht nga Kina me 11.1 për qind dhe Turqia me 9.2 për qind.

Në vitin e kaluar në Kosovë u importuan rreth 2.8 miliarë euro mallra, përderisa eksportet ishin 309.6 milionë euro, duke krijuar kështu një bilanc tregtarë me deficit rreth 2.5 miliardë euro.

Importet e vitit të kaluar ishin më të larta që nga vitit 2005 përderisa eksportet ishin më të ulëta se në vitin 2015 (325.3 milionë euro) dhe vitin 2014 (324.5 milionë euro). /kallxo.com/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori