LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për rrëmbim

Arrestohet i dyshuari për rrëmbim

Policia ka arrestuar dje në Gjakovë një person për shkak se i njëjti e kishte futur me dhunë viktimën femër në veturën e tij.

Më pas e kishte dërguar në një pyll jashtë qytetit, ku e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte.

Sipas raportit të Policisë, më pas i dyshuari e kishte kthyer viktimën në qytet dhe e kishte lënë në rrugë.

I njëjti është ndaluar dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/