“Të nderuar deputetë, kam nderin e veçantë që të jem në vendin ku e ndjej veten si në shtëpi”. Me këto fjalë të thëna në gjuhën serbe iu drejtua deputetëve të Kuvendit të Serbisë, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.
Gjatë gjithë kohës së mbajtjes së fjalimit, deputetët e Partisë Radikale Serbe të Vojislav Sheshelit kanë brohoritur “Serbia, Rusia, nuk na duhet BE-ja”.
Mogherini nuk e ka ndërprerë fjalën e saj, ndërkohë që në një moment ka porositur se nuk do të lodhet dhe ta ruajnë zërin për fushatën presidenciale që pritet të zhvillohet në Serbi.
Njëkohësisht, katër deputetë radikalë gjatë fjalës së Mogherinit kanë ngritur pankartat në të cilat shkruante “Serbia nuk i beson Brukselit” në gjuhën serbe dhe angleze, transmeton REL.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri ndër të tjera tha: “Ne na intereson Serbia dhe e ardhmja e saj”.
Ka nënvizuar se BE-ja nuk është e plotë gjithnjë deri sa kjo pjesë e Ballkanit të jetë jashtë saj. Në fund të fjalës ajo iu ka dëshiruar deputetëve një fushatë të qetë presidenciale.
Pas fjalimit u përcoll me duartrokitje dhe njëkohësisht edhe me brohoritjet e radikalëve.
Në Kuvendin e Serbisë gjatë fjalimit të Mogherinit ka marrë pjesë edhe kryeministri Aleksandar Vuçiq, njëkohësisht kandidat i Partisë Përparimtare Serbe për president, që u prit me duartrokitje të deputetëve.
Kryetarja e Kuvendit, Maja Gojkoviq, e ka pritur Mogherinin. Ajo e ka thirrur seancën e Kuvendit vetëm dy ditë pasi ka marrë vendimin që ta çojë në pushim Kuvendin deri në përfundim të zgjedhjeve presidenciale, që mbahen me 2 prill.
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, po qëndron në Beograd në kuadër të turneut Ballkanik dhe vizitën e nisi me takimin me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq.
Pas vizitës në Serbi Mogherini do të qëndrojë edhe në Shqipëri dhe të shtunën mbyll terneun ballkanik me vizitën në Kosovë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Gjenden pupla zogjsh në motorët e aeroplanit Jeju Air të rrëzuar në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 persona
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës