Tonet e gjuhës së urrejtjes në Maqedoni kohëve të fundit janë bërë më të fuqishme dhe për këtë sigurisht fajet i ka politika. Dhe shpeshherë kur flitet për gjuhën e urrejtjes nuk bëhet fjalë thjesht për një shprehje, por edhe për manifestimin e saj në forma të ndryshme, verbale apo joverbale dhe për pasojë Maqedoninë e ka sjellë në një situatë tensionuese, ku ka rezultuar edhe me dhunë fizike dhe pikërisht burimin kjo e ka te gjuha e urrejtjes, gjegjësisht diskriminimin ndaj tjetrit.
Por a është kjo më e theksuar më shumë tek të rinjtë dhe çfarë pasoja mund të sjell kjo për një shoqëri multietnike siç është Maqedonia! Për këtë Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar profesoreshën e Shkencave te Komunikimit, Linda Ziberi në lidhje me efektet e saj dhe pasojat.
Ziberi në lidhje me gjuhën e urrejtjes thekson dy efekte kryesore, efekti i kufizimit të lirise personale të të rinjëve qe i përkasin grupit të ndikuar nga gjuha e urrejtjes dhe internalizimi i mesazheve fyese dhe degraduese – në mënyrën që të rinjtë të cilët i përkasin grupit të fyer fillojnë ta përvetësojnë pabarazinë dhe ta konsiderojnë si një gjë normale.
‘Efektet gjuhës së urrejtjes janë të shumfishta në shoqëri, mirëpo ndikimi është më i madh tek të rinjtë që i përkasin grupit të diskriminuar. Sipas studimeve të shumta, të rinjtë ndikohen nga gjuha e urrejtjes në disa mënyra te cilat do t’i elaboroj në vijim. Njëri ndër efektet më alarmante qe vjen si pasojë e gjuhës së urrejtjes ështe kufizimi i lirise personale të të rinjëve qe i përkasin grupit të ndikuar nga gjuha e urrejtjes. Në këtë aspekt, gjuha e urrejtjes ua mohon viktimave sigurinë personale dhe lirinë për ti kryer obligimet e tyre të përditshme. Kjo zakonisht bazohet në përvojat e tjerëve, dhe si pasojë anëtarët e grupit të diskriminuar besojnë se akte të dhunës dhe urrejtjes etnike apo raciale zakonisht pasojnë gjuhën e urrejtjes, kështuqë ata detyrohen te kufizojnë levizjen e tyre në vende të caktuara, gjë që ua kufizon atyre te drejtën e lëvizjes dhe ndikon në lirinë e tyre personale.
Një faktor tjetër si pasojë e gjuhës së urrejtjes është edhe internalizimi i mesazheve fyese dhe degraduese – në mënyrën që të rinjtë të cilët i përkasin grupit të fyer fillojnë ta përvetësojnë pabarazinë dhe ta konsiderojnë si një gjë normale. Disa studime kredibile kanë vërtetuar se edhe përkundër përpjekjeve të vetëdijshme të anëtarëve të grupit të degraduar të rezistojnë mesazhet fyese, gjuha e urrejtjes ka fuqinë që të mbjell përshtypjen tek të rinjtë se ndoshta inferioriteti etnik apo racial është i vërtetë. Mesazhet fyese dhe degraduese mbjellen në ndërgjegjen e dëgjuesit në mënyrë të pavetëdijshme dhe shkaktojnë ndjenjë inferioriteti të cilën folësi apo ushturesi i gjuhës së urrejtjes ia atribuon grupit të tij/saj’, kështu deklarohet profesoresha Ziberi për Telegrafin.
Ziberi shton se, shumë herë kemi qenë edhe dëshmitar të krimeve të urrejtjes “hate crimes” që zakonisht ndodhin në shkollat tona, ne transporte publike, e në shume vende tjera ku kufizohet levizja e te rinjëve vetëm për shkak të përkatësisë etnike. Për fat të keq gjuha e urrejtjes tani eshtë në rritje ne shoqërinë tonë, dhe mund të presim edhe pasoja të mëtutjeshme.
Nga ana tjetër, gazetari investigativ dhe njohës i çështjeve politike në Maqedoni, Xhelal Neziri, thekson se gjuha e urrejtjes dënohet me ligj, gjë që edhe në Maqedoni është ashtu, por ligjet nuk gjejnë zbatim në vendin tonë.
‘Gjuha e urrejtjes në çdo vend normal demokratik sanksionohet me norma ligjore. Edhe në Maqedoni janë në fuqi ato norma, por nuk zbatohen. Përkundrazi, njerëz të afërt me pushtetin e promovojnë gjuhën e urrejtjes. Ata kontaminojnë hapësirën publike me qëllim të thellimit të ndarjeve në shoqëri. Kjo ndarje u siguron jetëgjatësi në politikë, ku për qëllim kanë vetëm pasurimin individual apo klanor. Streha më e sigurt kur rrezikohen nga drejtësia është patriotizmi apo nacionalizmi i rrejshëm. Kur nacionalizmi propagandohet me gjuhën e urrejtjes, atëherë kalon në shovinizëm. Kjo urrejtje është bazë për përgjithësime, paragjykime dhe mosbesim, ku “ne” jemi të mirët dhe viktimat, kurse “ata” janë të këqijtë apo dhunuesit. Imponimi i këtij realiteti bardh e zi në një vend dhe rajon me dallime etnike, religjioze apo kulturore shpie drejt konflikteve. Pra, me gjuhën e urrejtjes sot mbillet konflikti me të cilin padyshim se do të ballafaqohen të rinjtë pas një kohe të caktuar’, vlerëson Neziri.
Gazetari Xhenur Iseni thotë se është shqetësuese fakti që këto fjalë vijnë nga njerëz shumë me ndikim në shoqërinë tonë
‘Përderia liderët e partive politike po përpiqen që të formojnë shumicën parlamentare, pala tjetër që sipas tyre përfundon bota nëse ata nuk janë në pushtet, po shpalosin gjuhë të urretjes dhe jotolerancës ndëretnike. Të gjithë ne e kemi të drejtën e fjalës por jo të gjithë kanë të drejtë në atë çka flasin, sidomos pala që promovon gjuhë të urrejtes dhe nxitjes të sulmeve ndëretnike, dhe fatkeqësisht kjo po merr përmasa të mëdha me ndikim më të madh te të rinjtë pa marrë parasysh se çfarë përkatësie etnike bëhet fjalë. Fjala e lirë, duhet të jetë fjalë e lirë dhe jo fjalë denigruese, fjalë poshtëruese, fjalë që kërkon gjak, që kërkon depërtimin e tjetrit, që kërkon rrënimin e tjetrit. Është shqetësuese fakti që këto fjalë vijnë nga njerëz shumë me ndikim në shoqërinë tonë, por është dy herë shqetësuse se këso lloj fjalësh vijnë nga institucionet numër 1 të shtetit si Presidenti. Ky me vet fjalën para dy ditëve që tha se maqedonasit nuk kanë shtetë rezervë, ai në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ju dha një porosi shqiptarëve se poqë se ju keni shtet rezervë konkretisht Shqipërinë, atëherë mund të shpërnguleni nga këtu dhe të transferoheni atje. Fatkeqësisht drejtësia në vend është varrosur dhe edhe pse në ligj parashikohen dënime për gjuhën e urrejtjes që konsiderohet si vepër penale, por në realitet gjëra të tilla nuk zbatohen te ne. Kjo bën që ata që i shajnë ta ndjejnë veten të kërcënuar, kurse ata që shajnë të marrin më tepër guxim sepse ka dikush që i mbronë, dhe këtu del në pah jo barazia mes etniteteve apo grupeve. Në rast se dikë e diskretiton duke e quajtur “klet shiptar” dhe duke e shpallur si person të padëshirueshëm, nuk është problem që më pas të përpiqesh ta eleminosh’, thotë Iseni.
Ai më tej shton se gjuha e urrejtjes në media ose në paraqitje publike të liderëve shovinist e nxit diskriminimin dhe ndonjëherë edhe dhunën. Nga situata momentale në Maqedoni, ekstremizmi sllavo-ortodoks ka për qellim nxitjen e ekstremit të palës tjetër, konkretisht të shqiptarëve, por ne nuk duhet t’ia lejojmë këtë luks, për të vetmin qëllim që të dëshmojm se përveç ekstremit ortodoks e shovinist të OBRM-së, ekstrem tjetër në Maqedoni nuk ka.
Gjuha e urrejtjes në Maqedoni është tematika më e ndjeshme se në çdo vend tjetër në Ballkan, kjo për faktin se karakteri multietnik e bën të tillë, por jo për fajin e njerëzve por për fajin politik sepse deri më tani rastet me gjuhë të urrejtjes qofshin ato në ndeshjet sportive, protesta apo grafite nëpër mure dhe formave tjera, nuk është dënuar asnjë rast përveç hetimeve pa epilog. Përderisa do të vazhdojë mosdënueshmëria ndaj rasteve me gjuhë të urrejtjes, herë më pak e herë më shumë ajo do të jetë prezente. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje