LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, më shumë vende të reja pune në industrinë ushqimore

Maqedoni, më shumë vende të reja pune në industrinë ushqimore

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar në Maqedoni ka pasur 6.470 vende të lira pune, publikoi sot ESHS, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të publikuara, më shumë vende të lira pune ka në industrinë ushqimore (2.108), pas së cilës pason tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve motorike dhe motoçikletave me 1.379 vende të lira. Më pak vende të lira pune ka në veprimtaritë e ndërlidhura me pronat e patunshme.


Shikuar përmes profesioneve më shumë vende të lira pune ka për punëtorët në veprimtaritë shërbyese dhe shitje, kurse më pak si anëtarë të trupave ligjvënës dhe ekzekutiv, veprimtarë shtetëror, nëpunës drejtuees shtetëror, diplomatë dhe drejtorë.

Më shumë vende të lira pune mund të gjenden në kompanitë me 10 deri 49 të punësuar, kurse më pak shans që të gjendet vend i lirë pune ka në kompanitë me 3 deri 9 të punësuar.

Lidhur me numrin e vendeve të lira të punës nëpër rajone më shumë mundësi për punësim ka në rajonin e Shkupit, ku sipas të dhënave statistikore ka vende të lira pune 3.121, kurse më pak në rajonin e Pollogut ku janë të lira 180 vende pune. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori