LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i yllit shqiptar: Kam shitur cigare dhe qorape

Rrëfimi i yllit shqiptar: Kam shitur cigare dhe qorape

Pjesa më e madhe e futbollistëve të njohur kanë histori familjare të dhimbshme dhe i është dashur shumë punë që të mbërrijnë aty ku janë sot.

Por, për Ansi Agollin gjërat duket se gjërat kanë qenë edhe më të vështira. Kapiteni i Kombëtares Shqiptare që prej vitesh është kthyer në një ikonë edhe te skuadra e Karabakut, ka treguar edhe pengun e jetës së tij.


“Për fat të keq më ka mbetur peng, që nuk isha afër babait tim kur ai ka nderuar jetë”, ka thënë Agolli, për Panorama Sport

Më pas ai shprehet se e ndjen veten të pasur, por jo nga paratë.

“Ndihem shumë i pasur, pasi pasuria ime është familja, miqtë dhe vendi im”, ka thënë Agolli, që tregon se kur ishte i vogël ka bërë edhe biznes.

“Po të mos isha bërë futbollist ndoshta do të kisha ndonjë biznesin tim. Kur kam qenë në moshë të vogël, shitja paketa cigaresh “DS”, por edhe llamba edhe çorape”.

“Ato pak të ardhura i çoja në shtëpi. Me pak fjalë tregtar dhe ndoshta sot do të isha bërë biznesmen, por tani nuk mund ta imagjinoj jetën pa futboll”, ka thënë Agolli.