LAJMI I FUNDIT:

Nikovski: Ivanov me vendimin e tij pengoi të ndahet Maqedonia

Nikovski: Ivanov me vendimin e tij pengoi të ndahet Maqedonia

Analisti politik maqedonas, Risto Nikovski, në TV Nova deklaroi se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me vendimin e tij për të mos e dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë së re, ka penguar që Maqedonia të ndahet. Sipas tij, Ivanvo meriton mirënjohje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Së pari mendoj se duhet t’i ndahet mirënjohje presidentit. Me gjithë përgjegjësinë dhe precizitetin mund të themi se fati i këtij vendi ishte në duar të tij dhe ai reagoi me shumë përgjegjësi dhe ndaloi rënien e mëtejme të këtij vendi, që është qëllim i shumë faktorëve ndërkombëtar. Presidenti meriton mirënjohje nga çdo qytetarë qëllim mirë”, deklaroi Nikovski./Telegrafi/