LAJMI I FUNDIT:

Todorov: Opsioni më i mirë do të ishte zgjedhjet parlamentare së bashku me ato lokale

Todorov: Opsioni më i mirë do të ishte zgjedhjet parlamentare së bashku me ato lokale

Zv.kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Nkolla Todorov, në një intervisët për Tv Nova deklaroi se opsioni më i mirë për të dalur nga kriza është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare së bashku me ato lokale. Sipas tij, zgjedhjet e fundit nuk sollën zgjidhjen e krizës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Po bëhet fjalë për platformë paszgjedhore për të cilën qytetarët nuk ishin të informuar dhe nuk patën mundësi të deklarohen për këtë çështje. Duke pasur parasysh këtë, opsioni më i mirë do të ishte mbajtja e zgjedhjeve parlamentare së bashku me ato lokale. Në këtë mënyrë nuk do të kishte harxhime shtesë dhe nuk do të humbej kohë. Mendoj se vetëm në këtë mënyrë rezultatet do të jenë më të qarta”, deklaroi Todorov./Telegrafi/