LAJMI I FUNDIT:

“Për Maqedoni të bashkuar” ofruan katër kërkesa gjatë marshit të sotëm (Video)

“Për Maqedoni të bashkuar” ofruan katër kërkesa gjatë marshit të sotëm (Video)

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të bashkuar” gjatë marshit të sotëm në Shkup, dolën me katër kërkesa drejt partive politike në Maqedoni. Kole Manev në protestën e sotme para objektit të Kuvendit të Maqedonisë i lexoi kërkesat e tyre për siç tha për të gjitha etnitë në vend. Ata kërkuan nga partitë politike të refuzojnë platformat që janë shkruar jashtë vendit dhe të mos zbatojnë program qeverisës që nuk është votuar nga qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kërkojmë nga partitë, veçanërisht nga OBRM-PDUKM dhe LSDM të mos lejojnë që në Kuvend të votohet për ligjin e dygjuhësisë në Maqedoni, për shkak se do të jetë ridefinim i Maqedonisë. Kërkojmë nga presidenti Ivanov ta respektojë Kushtetutën dhe të mos i ndajë mandatin për shkak se ka kaluar afati dhe për shkak se dhënia e mandatit do të thotë pranimi i një platforme të huaj nga një shtet tjetër, që do të thotë goditje ndaj Maqedonisë”, deklaroi Manev.

Përkrah marshit në Shkup, protesta të qeta pati edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori