Ambasadorja gjermane, Angelika Viets, ka bërë thirrje që të votohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi në mënyrë që të ketë edhe liberalizim të vizave.
Këtë thirrje ambasadorja e Gjermanisë e ka bërë nga Ferizaj, ku është takuar me kryetarin e Komunës, Muharrem Sfarqa.
Sipas një njoftimi të Komunës së Ferizajt, ambasadorja Viets ka thënë se të gjitha zhvillimet që shohim janë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), e nënshkruar në tetor të vitit 2015 dhe e cila ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2016.
“Ajo çfarë ne e shohim në Marrëveshjen e Stabilizimit Associmit është që kjo sjell ndryshime të mëdha për qytetarët e Kosovës, por drejtimi kryesor që duhet ta marrë Kosova nëpërmjet implementimit të MSA-së do të jetë standardizimi, vlerat evropiane nëpërmjet të cilave Kosova do të afrohet me BE-në dhe mendoj që ky është një hap shumë i suksesshëm drejt përafrimit me Bashkimin Evropian”, tha Viets.
Në njoftimin e publikuar nga Komuna e Ferizajt thuhet se ambasadorja gjermane ka theksuar se në kuadër të kësaj Marrëveshjeje bën pjesë edhe liberalizmi i vizave, sepse, sipas saj, për t’u afruar me Bashkimin Evropian së pari duhet të mësohen standardet që të arrihen dhe për këto ndryshime është i nevojshëm edhe shkëmbimi dhe pikërisht për këtë janë vizat.
Sipas njoftimit, Angelika Viets ka thënë se kryetari Muharrem Sfarqa ka arritur edhe rezultate të mira, duke bërë që Ferizaj të jetë njëri ndër qytetet më të fuqishme në Republikën e Kosovës.
Më tej, në njoftim thuhet se Sfarqa ka përkrahur idenë e ambasadores së Gjermanisë që të bëhet edhe ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Njoftimi citon kryetarin Sfarqa të ketë thënë se me ambasadoren gjermane ka biseduar për tema me interes, sidomos të fushës ekonomike.
Më 20 shkurt, edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, u bëri thirrje deputetëve kosovarë të bëjnë çmos që ta ratifikojnë Demarkacionin.
Kërkesë të ngjashme ka pasur edhe raportuesja tjetër e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, në nëntor të vitit të kaluar.
Marrëveshja e demarkacionit doli para deputetëve, por u tërhoq më 1 shtator 2016.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze