LAJMI I FUNDIT:

Dëbohet nga Zvicra kosovarja, përfitoi paligjshëm 235 mijë franga ndihma sociale

Dëbohet nga Zvicra kosovarja, përfitoi paligjshëm 235 mijë franga ndihma sociale

Gruaja nga Kosova duhet ta lëshojë përfundimisht Zvicrën. Gjykata Federale, shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane, ka hedhur poshtë ankesën e gruas kosovare kundër vendimit të Gjykatës Administrative, për abuzim të ndihmave sociale.

Ankesa nuk ka ndonjë bazë kështu që gruaja duhet të dëbohet, shkruan bernerzeitung.ch. Fjala është për rastin e gruas nga Kosova me banim në Thun, Kantoni i Bernës, të cilës i ishte anuluar e drejta e qëndrimit të përhershëm në Zvicër, pasi që është konstatuar se ka përfituar pa të drejtë rreth 235 mijë franga të ndihmave sociale.

Ajo kishte ardhur në Zvicër me gjashtë fëmijët e saj në vitin 1997, kur ishte 35 vjeçare, për t`iu bashkuar të shoqit i cili këtu jetonte nga viti 1993. Më vonë ata morën leje e përhershme të qëndrimit (Viza C).


Pasi që bashkëshorti i saj ishte dënuar në vitin 2010 për mashtrim të shumëfishtë dhe falsifikim dokumentesh, të dy ata në vitin 2013 kishin përfunduar në bankën e zezë, para Gjykatës Regjionale në Thun, transmeton albinfo.ch.

Ajo i kishte shpallur fajtorë për mashtrim profesional të përbashkët ndaj shërbimit social të komunës dhe për tentim mashtrimi të sigurimit të invaliditetit. Për këto delikte ata qenë dënuar me burg. Krahas 235 mijë frangave të ndihmave sociale që i kishin përfituar pa të drejtë, ata do të shkaktonin edhe 650 mijë franga dëm në barrë të sigurimit të invaliditetit, sikur të mos kapeshin.

Gjykata Regjionale në vendimin e saj gjyqësor kishte shkruar se bashkëshortët, nga viti 2005 deri në vitin 2009 kishin bërë një “inskenim të vërtetë” dhe kishin “ngritur një ndërtesë prej gënjeshtrash”.

Ata, me ndihmën e vajzës më të madhe kishin inskenuar sikur kryefamiljari, pas një sulmi të pësuar në tru ishte paralizuar, ishte tërësisht apatik, nuk mund të fliste dhe ishte i paaftë për punë”. Por loja ishte zbuluar, pasi që sigurimi invalidor e kishte përgjuar dhe zbuluar, përcjell albinfo.ch. Ajo kishte konstatuar se personi në fjalë ishte plotësisht i aftë për punë.

Si pasojë e dënimit, çiftit duhej t`i hiqej e drejta e qëndrimit të përhershëm në Zvicër. Pas ankesës në drejtorinë përkatëse, vendimi për anulim të vizës vërtetohet sërish dhe për më tepër u caktohet edhe data për lëshim të Zvicrës, ndërkohë që bashkëshorti e kishte pranuar këtë vendim, e shoqja kishte bërë ankesë në Gjykatën Administrative dhe së fundi edhe në atë Federale. Të dyja i dështuan.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori