LAJMI I FUNDIT:

Pranon humbjen në Irak, kreu i ISIS bën thirrje për sulme kamikaze

Pranon humbjen në Irak, kreu i ISIS bën thirrje për sulme kamikaze

Udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi ka pranuar humbjen në Irak dhe ka urdhëruar militantët xhihadistë t’ia mbathin për të shpëtuar, ose të vetëvriten në sulme kamikaze.

Ideatori i terrorizmit thuhet të ketë lëshuar një deklaratë të quajtur “fjalimi i lamtumirës”, e cila është shpërndarë mes predikuesve të ISIS-it dhe klerikëve në disa pjesë të Irakut, që janë ende nën kontrollin e xhihadistëve.


Sipas medieve lokale, ai u ka bërë thirrje mbështetësve të ikin e të fshihen, ndërsa “luftëtarëve jo arabë” u ka thënë të rikthehen në vendet e tyre dhe të hedhin veten në erë, sipas premtimit “72 gra në qiell”.

Lajmet për deklaratën, e cila gjithsesi nuk është verifikuar ende, vjen në një kohë kur ushtria irakiane e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara mori kontrollin e rrugës së fundit më të madhe në perëndim të Mosulit, që ishte në duart e ISIS-it.

Vetëm pak ditë më parë, Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon tha se priste që ISIS të zmbrapsej nga zonat kryesore të Irakut brenda fundit të këtij viti. Sipas “Al Arabiya”, rrjeti televiziv irakian “Alsumaria” po raporton se al-Baghdadi ka pranuar humbjen në këtë shtet.

Vendndodhja e saktë e udhëheqësit të terrorizmit mbetet ende mister, pavarësisht se ka pasur raportime të vazhdueshme se ai ose është plagosur rëndë, ose është vrarë gjatë konfliktit.

Muajin e kaluar u raportua për herë të fundit se ai ishte “plagosur në gjendje të rëndë” nga një sulm ajror në veri të Irakut. Por thuhet gjithashtu se ai është plagosur gjatë bombardimeve në Al-Ba’aj.

Pentagoni, gjithsesi, deklaroi në dhjetor se besonte që shefi i ISIS të ishte ende gjallë, pavarësisht përpjekjeve nga koalicioni i udhëhequr prej Amerikës për ta vrarë udhëheqësin e grupit xhihadist. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori