Qytetarët e papunë të Shkupit për disa vite janë duke bërë thirrje që të kenë të drejtën për disa udhëtime falas në transportin publik, të cilat do t’i përdorin për intervista për punë dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj Agjencisë për Punësim, shkruan gazeta KOHA.
Zgjidhja për problemin e tyre qëndron tek Qyteti i Shkupit, për shkak se ata janë përgjegjës për përcaktimin e sistemit të tarifave dhe llojet e biletave të përdorura në trafikun e qytetit. Në rastin konkret, siç shpjegohet në ndërmarrjen publike të transportit “Shkup”, ata janë vetëm zbatues të vendimeve të Këshillit të qytetit. Sipas të dhënave të tyre, Qyteti që në vitin 2011 ka shqyrtuar mënyrat nëpërmjet të cilave është zbatuar një masë e biletave preferenciale për transport publik për të papunët në Shkup. Zyrtarët e qytetit, të cilët duhet të gjejnë një zgjidhje për kërkesat e kësaj kategorie të rrezikuar të qytetarëve, janë përgjigjur se ende po punohet për krijimin e modelit të ri për transportin publik dhe në qoftë se tregohet e nevojshme, ose paraqitet një iniciativë e re do të shqyrtojë nëse ka kushte për përfshirjen e kësaj kategorie të qytetarëve.
“Qyteti i Shkupit, krahas ndryshimeve organizative, ka futur ndryshime substanciale duke marr në konsideratë transportin e subvencionuar të kategorive të caktuara të pasagjerëve. Kështu që kategoritë e grupeve sociale pjesërisht apo plotësisht u subvencionohet transporti i tyre. Gjithashtu, edhe me futjen e kartelave ka mundësi për transport të lirë të udhëtarëve në transportin publik”, thonë për KOHA, zyrtarët e qytetit.
Sipas ligjeve të deritanishme, bileta të autorizuara marrin vetëm pensionistët, studentët dhe nxënësit. Sipas publikimit të fundit të Zyrës Shtetërore të Statistikave “Rajonet në Maqedoni”, në rajonin e Shkupit shkalla e papunësisë ishte 25.7 për qind. Me ndryshimet e fundit në transportin publik, si mënyrë e vetme për të blerë bileta mbeten kartelat elektronike dhe telefonat celularë. Karta e personalizuar kushton 200 denarë, përderisa karta e jo-personalizuar 150 denarë, përfshirë dy udhëtime. Tani për tani bjerja e biletës me anë të telefonit celular është në dispozicion vetëm në rrjetin e “Telekomit”. Bileta mujore për të gjitha linjat e NPT-së kushtojnë 1.600 denarë. Agjencia për Punësim në Republikën e Maqedonisë thotë se japin kompensim për ushqim dhe transport për ata të papunë që ndjekin programet e tyre aktive për përmirësim. Ndërsa shkurtimet në rrugën deri te institucioni i tyre janë dhe qendrat të disperzuara të hapura në disa vendbanime në Shkup. Në fakt, pavarësisht nga Qendra për Punësim në lagjen Kapishtec të Shkupit, ajo ka të hapura edhe gjashtë zyra të disperzuara në komunat Aerodrom, Butel, Gjorçe Petrov, Gazi Babë dhe në lagjen Draçevë në Komunën e Kisella Vodës, për t’i përkrahur në shkurtimin e rrugës deri në institucionin e atyre që kërkojnë punë.
“Zyrat e disperzuara në Shkup do të thotë zbatimin më të lehtë të obligimeve ndaj ESA dhe shërbimet në dispozicion për të papunët përmes kësaj agjencie. Përveç kësaj, shumica e trajnimeve janë zhvilluar si pjesë e Planit Operativ të tregut të punës për të papunët, pjesëmarrësve u janë paguar të holla për shpenzimet themelore për ushqim dhe transport. Shuma varion nga 6,200 deri në 9,000 denarë në varësi të llojit të trajnimit, duke përfshirë sigurimin kundër aksidenteve në punë, tatimit mbi të ardhurat profesionale dhe personale”, shtojnë nga agjencia.
Por, pavarësisht nga zyrat e hapura të disperzuara të ESA-s, të papunët që jetojnë në zonat periferike ku nuk ka zyrë të agjencisë, ankohen se ata duhet të paguajnë kartela për autobus për detyrë që është imponuar nga shteti-raportimin mujor. Disa prej këshilltarëve të kontaktuar thanë se ata nuk kishin nisur një iniciativë të tillë, por sipas pohimeve e tyre, kjo është një ide e madhe për të ndihmuar edhe këtë kategori të njerëzve.
Studentët në Shkup u përballën me probleme të ngjashme para se të qarkullojnë bileta falas për studentët, ata kishin një zbritje të vogël në biletat mujore, të cilat kushtonin pak më shumë se një mijë denarë. Shpesh studentët janë të detyruar të ecin për disa kilometra çdo ditë për të arritur në leksione. Përvojat në rajon dhe në Evropë, tregojnë se masa për një shërbim falas për të gjithë ato që kërkojnë punë të zbatohet në mënyrë aktive për të ndihmuar këta njerëz në tejkalimin e krizës të shkaktuara nga papunësia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj