LAJMI I FUNDIT:

Ramiqi thotë se Nënë Tereza ka bërë të këqia për njerëzimin

Ramiqi thotë se Nënë Tereza ka bërë të këqia për njerëzimin

Lideri i LISBA, Fuad Ramiqi, ka thënë se nuk është normale që një njeri që ka kërcënuar vendin me eksploziv, si Sllobodan Gavriq, të dënohet njëjtë si një imam që mbron fjalën e Zotit.

Ai thënë se krejt këto tendenca vijnë nga armiqtë e islamit dhe të shqiptarëve, që po përdorin metoda të ndryshme për të na paraqitur siç nuk jemi.

“Vetëm armiqtë e shqiptarëve dhe të islamit thonë se islami është terrorist. Njeriu që ka sjellë në Kosovë dymbëdhjetë kilogram eksploziv është dënuar njëjtë si një njeri që ka mbrojtur fjalën e Zotit”, tha Ramiqi në Info Magazine të Klan Kosovës.


Ramiqi ka komentuar edhe diskutimet për Shën Terezën dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeun, dukë rithënë opinionin e tij për të dyja këto tema, shumë të debatura.

“Ka pasur shumë debate, ndaj edhe vet jam përgjigjur për çështjen e Skënderbeut dhe Gonxhe Bojaxhiut. Nëse ajo ka kontribuar në aspektin humanitar, atëherë ajo i ka meritat shumë të mëdha. Por, unë nuk mundem si besimtar islam ta shenjtëroj dikënd. Unë kam informacion që ajo ka bërë edhe shumë të këqija për njerëzimin”, tha ai.

“Ma gjeni një hoxhë që ka bërë dicka kundër shqiptarëve të besimit katolik. Unë jam rritur me bindjen që Skënderbeu ka qenë hero kombëtar. Tash po thonë që ai ka qenë Kalorës i Krishterimit. Nëse ai ka qenë i tillë, ai nuk është heroi im”, tha Ramiqi. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori