LAJMI I FUNDIT:

Burg për dy agjentë të akuzuar për spiunazh në favor të Rusisë

Burg për dy agjentë të akuzuar për spiunazh në favor të Rusisë

Një gjykatë lituaneze dënoi sot dy persona të akuzuar për spiunazh në favor të Rusisë, një shtetas rus me 10 vite e gjysmë burg dhe një ish-ushtarak lituanez me pesë vite burg.

”Ky i fundit, një ish-drejtues i ushtrisë lituaneze që kishte punuar në bazën ajrore të Siauliai (veri) pranoi se i kishte ofruar Rusisë informacione që kishin të bënin me mbrojtjen e vendit, mbikëqyrjen ajrore të zonës nga NATO-ja dhe operacione në Afganistan”, njoftoi gjykata.


Shtetasi rus theksoi në mënyrë të përsëritur se ishte i pafajshëm.

Gjykata e Siauliai sqaroi se ky i fundit i kishte dhënë të holla bashkëpunëtorit të tij lituanez gjatë takimeve në fshehtësi.

Identiteti i dy personave nuk bëhet i ditur.

Vitin e kaluar, gjykata lituaneze kishte bërë të ditur se një tjetër agjent rus kishte dashur të rekrutonte zyrtarë lokalë për të instaluar pajisje përgjimi tek presidentja Dalia Grybauskaite.

Procesi hetimor ndaj tij është në proces.

Bëhet fjalë për vitin 2016, kur dy lituanezë u dënuan me 12 dhe 13 vite burg për spiunazh për llogari të Moskës.

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori