LAJMI I FUNDIT:

Sektori i ndërtimtarisë lulëzon në Maqedoni

Sektori i ndërtimtarisë lulëzon në Maqedoni

Sektori i ndërtimtarisë në Maqedoni shënon rritje dhe mbetet motor i rritjes ekonomike, ndërkaq pritet rritje prej 5.2%. Posaçërisht stabile është situata në ndërtimin e shumëkatësheve dhe në tregun e patundshmërive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, kompanitë ofrojnë cilësi të lartë të standardeve botërore, kurse bankat ofrojnë kredi të volitshme që ka ndikuar në rritjen e kërkesës për banesa. Kjo u ta në hapjen e Panairit të 14-të të ndërtimtarisë dhe patundshmërisë, ku u theksua se një situatë e këtillë nuk ka qenë në 15-20 vitet e fundit.


Këtë vit, panairi grumbulloi në një vend firmat e ndërtimit, kryetarët e komunave, bankat dhe institucionet shtetërore./Telegrafi/