LAJMI I FUNDIT:

Nikoliq: Nuk do ta njohim Kosovën

Nikoliq: Nuk do ta njohim Kosovën

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq ka thënë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

“Edhe një herë dua të jem i qartë, Serbia nuk do ta njohë Kosovën për çdo gjë që mund të na ofrohet në këmbim, dhe me çfarëdo presioni që do t`i ekspozoheshim”, tha kreu i shtetit serb në seancën e KS të OKB-së, ku po diskutohet raporti për Kosovën, njofton Klan Kosova.

Ai njëherit i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndikuar në institucionet në Prishtinë në mënyrë që të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe.