LAJMI I FUNDIT:

Promovohet Strategjia dhe Plani i veprimit për zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë

Promovohet Strategjia dhe Plani i veprimit për zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme promovoi Strategjinë dhe Planin e Veprimit 2016 – 2020 për zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha se kjo Strategji përmbledhë për herë të parë në një dokument të gjitha fushat të cilat lidhen me zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera.

“Strategjia për Zvogëlim të Rrezikut nga Fatkeqësitë,është hartuar në harmoni me standardet dhe politikat e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë dhe Ngrohjen Globale. Në këtë drejtim, Strategjia synon të forcojë edhe më tutje bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar”, tha ministri Hyseni.


Hyseni siguroi mbështetje dhe përkrahje në zbatimin e kësaj Strategjie dhe inkurajoi edhe udhëheqësit tjerë të lartë të ofrojnë përkrahje të qëndrueshme, duke qenë se zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera ndikon drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë ekonomike, sociale si dhe  forcimin rendit dhe sigurisë publike.

Ministri Hyseni vuri në dukje se Strategjia për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë fokusohet në përmbushjen e katër objektivave strategjike: integrimi i zvogëlimit të rrezikut në politika dhe plane zhvillimore; fuqizimi i kapaciteteve për menaxhimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; krijimi i komuniteteve të sigurta dhe të qëndrueshme nga fatkeqësitë si dhe vetëdijesimi dhe nxitja e institucioneve dhe subjekteve për rreziqet nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori