LAJMI I FUNDIT:

Mbesa e Mehmet Gradicës, e vetmuar dhe në gjendje të mjerueshme

Mbesa e Mehmet Gradicës, e vetmuar dhe në gjendje të mjerueshme

Në një shtëpi të vjetër, e cila vetëm sa nuk është shembur, e ndërtuar para më shumë së 70 vjetëve, bën jetë të vështirë, krejtësisht në vetmi, mbesa e Mehmet Gradicës, Hava (80), e vetmja që ende është në jetë nga trungu i nacionalistit dhe strategut të luftës së Shaban Polluzhës, i cili në shërbim të qeverisë shqiptare, në vitin 1941, kishte shërbyer shef xhandarmërie në Vushtrri, Skenderaj e Mitrovicë

72-vjetori i rënies së komandantëve Shaban Polluzha e Mehmet Gradica e gjen në vetmi dhe pa përkujdesjen e askujt mbesën e këtij të fundit, Haven (80), të vetmen që ende është në jetë nga trungu i nacionalistit dhe strategut të luftës së Shaban Polluzhës.

Ajo jeton në një shtëpi e cila vetëm sa nuk është shembur në Llaushë të Skenderajt.


E ndërtuar para më shumë se 70 vjetëve, kjo shtëpi tepër e vjetër saqë rrezikon edhe jetën e saj, është krejt pasuria që i ka mbetur mbesës së Mehmet Gradicës.

Me gjithë moshën Hava gjen forcë për t’u përkujdesur për veten. Me 75 euro pension pleqërie ajo blen miell, kripë e ndonjë litër vaj. Thotë se dimri i fortë vetëm sa nuk e ka mbytur në dhomën e çarë në të gjitha anët./Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori