LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-nam është vrarë me “agjent nervor”

Kim Jong-nam është vrarë me “agjent nervor”
In a picture taken on June 4, 2010 Kim Jong-Nam, the eldest son of North Korean leader Kim Jong-Il, waves after an interview with South Korean media representatives in Macau. Kim Jong-Nam was in the limelight with Seoul's JoongAng Ilbo newspaper carrying a snatched interview with him at a hotel in Macau. Jong-Nam declined knowledge of the warship incident, it reported, and said his father is "doing well". North Korean Leader Leader Kim Jong-Il on June 7 attended a rare second annual session of parliament at which Kim's brother-in-law was promoted and the country's prime minister was sacked, state media reported. REPUBLIC OF KOREA OUT AFP PHOTO / JOONGANG SUNDAY VIA JOONGANG ILBO (Photo credit should read JoongAng Sunday/AFP/Getty Images)

Është konstatuar se Kim Jong-nam, gjysmë vëllai i Presidentit të Koresë Veriore, Kim Jong-un është vrarë me “agjent nervor”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të gazetës “The Star”, shefi i përgjithshëm i Policisë në Malajzi, Halit Ebu Bekir, në konferencën për shtyp ka deklaruar se ekzaminimet e Qendrës për Analizë të Armëve Kimike në Malajzi, kanë zbuluar se materiali kimik i përdorur në vrasjen e Kim Jong-nam, gjysmë vëllait të presidentit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka qenë material kimik i njohur si agjenti nervor-VX i cili ka efekt të madh vdekjeprurës.

Duke theksuar se në sytë dhe fytyrën e viktimës janë gjetur përbërës të gazit nervor, Ebu Bekir, ka theksuar se gazi në fjalë, në Konventat e Armëve Kimike të pranuara në vitet 1997 dhe 2005, është e klasifikuar si armë kimike e llojit VX.


Ndryshe, Kim Jong-nam, humbi jetën si rezultat i një sulmi në aeroportin ndërkombëtar më 13 shkurt në Kuala Lumpur.

Pas vdekjes së tij, janë arrestuar katër persona nga Indonezia, Vietnami, Malajzia dhe Koreja Veriore.

Qendra Policore e Malajzisë pati deklaruar se katër personat për të cilët dyshohet se janë planifikuesit e vrasjes, nëpërmjet Jakarta-Dubai-Vladivostok kanë kaluar në Pyonyang, dhe se janë duke u kërkuar nëpërmjet Interpolit.

Në një deklaratë të bërë të mërkurën e kaluar, autoritet e policisë kanë bërë të ditur se, në kuadër të hetimeve, është dërguar kërkesë në Ambasadën Koresë Veriore, për marrjen në pyetje të sekretarit të dytë në Ambasadën e Koresë Veriore në Malajzi, dhe të një personit që punon në Linjat Ajrore të Koresë Veriore.

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Kalo në kategori